Sulmuesi i Benficas, Darwin Nunez, do të kryesojë rindërtimin e Manchester Unitedit nën drejtimin e trajnerit të ri, Erik ten Hagut.
Sipas “Telegraph”. Nunez mund të ndihmojë në rindërtimin e klubit me ardhjen e trajnerit të ri.
Ten Hag është i etur për të ringjallur sulmin e lëkundur të Unitedit dhe për këtë thuhet se Nunez është objektivi kryesor për ta arritur këtë gjë.
Në këtë sezon, 22-vjeçari ka 33 gola në 38 paraqitje duke dhuruar katër asistime.
Trajneri holandez po kërkon gjithashtu të forcojë linjën e furnizimit me lëvizjet për anësorin e Ajaxit, Antony dhe sulmuesin e Villarrealit, Arnaut Danjuma.