Sulmuesi i Borussia Dortmund, Erling Braut Haaland është shumë afër arritjes së një marrëveshjeje për t’iu bashkuar Manchester Cityt, sipas Guillem Balague.
Kontrata e Haaland skadon në vitin 2024, por një klauzolë lirimi e lejon atë të largohet për 75 milionë euro këtë verë.
“Ai do të jetë në Manchester City, mendoj”, tha Balague, eksperti i futbollit evropian i BBC Sport.
“Nuk ka marrëveshje, por ata janë shumë afër”, theksoi ai.
City, Reali dhe Barcelona folën të gjithë me Haaland, teksa Spanja ishte destinacioni i preferuar i Norvegjezit, por me sa duket gjërat kanë ndryshuar..