Ylli i Interit objektiv i dy klubeve të mëdha europiane

Futboll

Ylli i Interit objektiv i dy klubeve të mëdha europiane

Më: 22 prill 2022 Në ora: 14:47
Ylli i Interit objektiv i dy klubeve të mëdha europiane

Denzel Dumfris është rikthyer në një nga lojtarët kryesorë të Interit në këtë sezon.

Holandezi i ardhur nga PSV Eindhoveni për vetëm 12.5 milionë euro në merkaton e verës, e ka rritur shumë vlerën e kartonit të tij me paraqitjet e bëra me fanellën zikaltër, aq sa ka rrëmbyer vëmendjen e shumë klubeve elitare europiane.

Në ndjekje të tij janë vendosur Antonio Konte me Totenhemin e tij dhe Bajern Mynihu të cilët shohin te 25-vjeçari përforcimin ideal për krahun e djathtë.

Vlera e kartonit të Dumfrisit llogaritet momentalisht nga 30-35 milionë euro dhe ajo që duhet thënë është që Interi nuk do të qëndronte indiferent ndaj një oferte që prek këto shifra.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat