Marcus Rashford duket se po luan sezonin e tij të fundit në fanellën e Manchester Unitedit.
Klubi nga ‘Old Traffordi’ sipas medieve britanike, ka vendosur që gjatë kësaj verë, Rashfordin ta fus në listën e transferimeve.
Lojtari nuk ka arritur të tregoj pritshmeritë e tij tek Unitedi këtë sezon të garave, dhe duket se ardhmja e tij, do të jetë larg Manchesterit.
Marcus Rashford mund të largohet jo vetëm nga Manchester United, por edhe nga Anglia. Ai po kërkohet nga klubi i madh spanjoll, Barcelona.
Trajneri i katalonasve, Xavi Hernandez është i monitoruar disa lojtarë për afatin kalimtar të verës, dhe thuhet se Rashford është në listën e tekniku të ‘Blaugranave’.
Madje, mësohet se skautët e Barcelonës, janë duke e përcjellur nga afër lojtarin.
Rashford krahas Barcelonës, po vëzhgohet edhe nga disa klube tjera evropiane përfshirë edhe PSG-n.