E konfirmon Laporta

Futboll

E konfirmon Laporta

Më: 22 prill 2022 Në ora: 16:13
E konfirmon Laporta

Që pas ardhjes së Xavit, Barcelona është duke bërë një punë shumë të mirë, duke marrë parasysh se Xavi erdhi në gjysmën e sezonit dhe gjeti një Barcelonë të “shkatërruar”.

Ardhja e Xavit solli dhe transferime të reja, të cilat deri më tani kanë qënë vendimtarët në çdo ndeshje të mundshme. Merkatoja e verës po afrohet dhe Barcelona është e vendosur të transferojë një sulmues pykë. Pëlqehej Haaland, por norvegjezi është shumë i kushtueshëm për katalanasit.

Emri më i ri në skenë është bomberi polak, Robert Lewandowski. Polaku nuk dihet ende nëse do të rinovojë për klubin gjerman, por zërat e shumë këto javë thonë se ai dëshiron transferimin te Barcelona.

Për këtë gjë, ka folur presidenti i klubit, Laporta, ku është ndalur nga disa të rinjë  duke shkrepur disa foto, ku njëri prej tyre e pyet se cili do të jetë sulmuesi që ata do të transferojnë, a do të jetë Robert Lewandowski?

Për këtë gjë, bosi i Barcelonës e konfirmoi , duke thënë se interesimi është konkret dhe ai është synimi për sulmin e sezonit të ardhshëm.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat