Manchester Unitedi nuk e ka ndërmend të heq dorë nga ylli i West Hamit, Declan Rice.
‘Djajtë e Kuq’ prej kohësh janë duke e monitoruar Rice-n. Sipas medieve britanike, edhe trajneri i ri i klubit nga ‘Old Traffordi’, Erik ten Hag, asin e West Hamit e ka në krye të listës së tij për afatin kalimtar të kësaj verë.
Krerët e Unitedit thuhet se janë duke u përgatitur që të nisin negociatat me lojtarin.
Rice është lojtar kryesor tek West Hami. Ai krahas Manchester Unitedit, është duke u monitoruar edhe nga disa klube tjera angleze, por edhe skuadra jashtë Anglisë. Por, Manchester United mësohet së më afër Rice.
“Declan Rice mbetet objektivi kryesor i transferimeve për Manchester Unitedin pasi edhe trajneri i ri Erik ten Hag preferon lojtarin”, shkruajnë mediet në ishull.