Pesë ndeshje të javës së 29-të e kampionatit në Ligën e Parë të futbollit do të zhvillohen të shtunën shkaku i festës pashkëve , Dy ndeshjet më tërheqëse do të zhvillohen në Çair dhe në Tetovë. FC Shkupin pritet të zyrtarizoj titullin kampion i Maqedonisë së Veriut.
Ndeshja Shkupi – Renova për skuadrën e Çairit pritet të jetë festë e madhe pasi me fitore eventuale shkupjanët do ta zyrtarizojnë titullin kampion për sezonin 2021/2022. FC Shkupi për këtë ndeshje është maksimalisht e përgatitur dhe e motivuar që dita shtunë të jetë ditë feste për ekipin por edhe tifo grupin “Shvercerat”.
Nga ana tjetër ekipi i Renovës gjithsesi se do t’ua urojnë titullin kampion, por do të mundohet që të nxjerr rezultat pozitiv.
Burim Sadiki, kapiten i KF Renova, tha: “Normal që kohëve të fundit mund të themi lirisht se fati na ka kthyer shpinën, besoj që ndeshjet e ardhëshme fati do të jetë me ne. Edhe pse këtë ndeshje udhëtojmë në Çair, ku ekipi i Shkupit pothuajse është kampion, ne kemi planet dhe synimet tona të shkojmë atje për tu ndeshur dhe pse jo për të arkëtuar edhe tre pikë”.
Ekipi i Shkëndijës me dy barazimet e fundit ka ardhur në situatë që të lufton për një vend që siguron pjesëmarje në garat europiane. Për të arritur këtë duhet të shënojë fitore kundër konkurrentit të drejtëpërdrejtë ekipin e Makedonija Gj.P.
Dashmir Elezi, futbollisti i Shkendijes:, tha: “Normalisht, duke e ditur rëndësinë e ndeshjes ditën e shtunë, me shokët e ekipit bashkë do të japim maksimumin dhe do t’ia arrijmë qëllimit”.
Struga Trim Lum, në terrenin vendas pret ekipin e Pelisterit dhe pos fitores çdo rezultat tjetër do të ishte dështim i radhës. Bregallnica në Shtip përballet me Akademia Pandev, ndërsa Tikveshi takohet me Borecin. Të gjitha ndeshjet e javës së 29-të fillojnë në orën 16:00/KlanMacedonia.