Ditën e premte është zhvilluar një takim mes Ancelotti-t dhe drejtuesit e Real Madrid për të programuar sezonin e ardhshëm dhe për të studiuar strategjitë e merkatos.
Sipas Marca-s, trajneri italian duke se ka kërkuar të përforcojë një skuadër që është e nivelit të lartë, por që mund të përmirësohet akoma.
Një nga lojtarët në krye të listës së dëshirave të trajnerit italian është mbrojtësi i Chelsea-t, Antonio Rudiger, kontrata e të cilit skadon më 30 qershor.
Ancelotti beson se Miliato, Alaba dhe Nacho janë mes më të mirëve të Europës, por edhe se skuadrës i duhet diçka më shumë në atë repart dhe situata e gjermanit paraqet një mundësi shumë të mirë, mbi të gjitha nëse do të pranojë të ulë kërkesën e tij fillestare prej 12 milionë eurosh në sezon.
Nëse do të merrej Rudiger, ndër të tjera, Alaba mund të zhvendoset në krahun e majtë, një nga pikat më të dobët të Real Madrid-it aktual për shkak të dëmtimeve të shumta që kanë ndalur Mendy dhe Marcelo.
Megjithatë, për Los Blancos nuk do të jetë e lehtë ta sigurojë gjermanin, duke parë se për të interesohen edhe Juventus, Barcelona dhe Manchester United.