Ronald Araujo do të mbetet i lidhur me Barcelonën edhe për disa vite.
E ardhmja e mbrojtësit uruguaian te katalunasit ishte në dyshim, pasi fillimisht u raportua se ai nuk do të rinovojë kontratën me klubin.
Por, gazetari italian dhe eksperti i merkatos, Fabrizio Romano, ka zbuluar se palët kanë rënë dakord për rinovim të kontratës para dy javësh.
Sipas tij, tani është vetëm çështje kohe se kur do të përgatitet kontrata e re me detajet e plota dhe pastaj të njoftohet zyrtarisht.
23-vjeçari do të nënshkruajë kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2026, teksa klauzola e tij e lirimit do të jetë 1 miliard euro.
Ronald Araujo është pjesë e Barcelonës nga viti 2018, teksa më 2020 iu bashkua skuadrës së parë.