Bayern Munichi sonte mund ta sigurojë titullin e kampionit në Bundesligë.
“Bavarezët” do të takohen me Borussia Dortmundin, në derbin e javës e javës së 31-të në elitën e futbollit gjerman.
Bayerni është lider në tabelë me 72 pikë, nëntë më shumë se Dortmundi që është i dyti.
Deri në fund të sezonit kanë mbetur për t’u zhvilluar edhe katër ndeshje, përfshirë edhe këtë të ditës së sotme.
Kësisoj, skuadra e drejtuar nga Julian Nagelsmann me një fitore eventuale sonte do ta siguronte edhe matematikisht titullin e dhjetë radhazi.
Në histori të klubit për Bayernin do të ishte titulli i 31-të.
Ndeshja mes Bayern Munichit dhe Dortmundit do të zhvillohet në “Allianz Arena” nga ora 18:30.