Liverpooli raportohet se dëshiron ta mbajë ende në skuadër Roberto Firminon.
Pas ardhjes së Diogo Jotas dhe së fundi të Luis Diazit, minutat e brazilianit janë zvogëluar dukshëm.
Megjithatë, Liverpooli thuhet se është gati për t’i ofruar kontratë të rë Firminos, sipas “Liverpool Echo”.
Megjithatë, nuk dihet ende nëse 30-vjeçari do ta pranojë kontratën e re, duke marrë parasysh konkurrencën e fortë të krijuar në fazën e sulmit.
Kontrata aktuale e ish-sulmuesit të Hoffenheimit me “Të Kuqtë” skadon më 30 qershor të vitit të ardhshëm.