Zbulohet paga e trajnerit të ri...

Futboll

Zbulohet paga e trajnerit të ri...

Më: 23 prill 2022 Në ora: 12:12
Zbulohet paga e trajnerit të ri...

Erik ten Hag do të paguhet në “Old Trafford” me rreth 30 milionë paund gjatë 3 viteve që do të drejtojë Mançester Junajtidin.

Paga vjetore e trajnerit të ri të “Djajve” do të jetë 9 milionë paund në sezon, e cila është dyfishi i pagës së tij tek Ajaksi.

Por në Angli 52-vjeçari do të jetë menaxheri i 5-të më i paguar.

Në vend të parë është Pep Guardiola (Siti) me 19 milionë paund në vit dhe pas katalanasit Jyrgen Klop (Liverpul) 16 milionë, Antonio Konte (Totenhem) 15 milionë dhe Brendën Roxhers (Lestër) 10 milionë.

Por Ten Hag do të lërë pas kolegët e Arsenalit dhe Çelsit. Arteta dhe Tuhel paguhen respektivisht me 8.3 dhe 8 milionë sterlina në vit.

Lista vijon si më poshtë: Ralf Hazenhytel (Sauthempton) 7 milionë, Frenk Lampard (Everton) 6 milionë, Dejvid Mojes (Uest Hem), Stiven Xherrard (Aston Vila) dhe Roi Hoxhson (Uotford) 5 milionë, Patrik Vieira (Kristal Palas) 4.5 milionë, Xhesi Marsh (Lids) dhe Edi Hau (Njukasëll) 3.5 milionë, Bruno Lage (Uolves) 3 milionë, Graham Poter (Brajton) 2.5 milionë, Din Smith (Noruiç) 2 milionë dhe Tomas Frenk (Brentford) 1.5 milionë paund.

RANGNIK – Në konferencën për shtyp përpara ndeshjes me Arsenalin, trajneri provizor, Ralf Rangnik, i cili në fund të sezonit do të nisë të bëjë konsulentin në “Old Trafford”, konfirmoi se emrin e holandezit e ka këshilluar ai por nuk e ka takuar njeriun që do ta zëvendësojë:

“Ne nuk e njohim njëri-tjetrin, nuk jemi takuar kurrë personalisht. Por nga ajo që kam parë te Bajerni kur ai ishte trajner i U-23 dhe tani tek Ajaksi, më pëlqen futbolli i tij. Jam shumë pozitiv se do të bëjë një punë të mirë.

Do të ndërtojmë një skuadër të re. E dija që Erik ishte një nga kandidatët që bordi kishte folur, sepse unë e kisha këshilluar, të paktën nga ato që kisha parë dhe dija nga njerëzit që kishin punuar me të, se ai do të ishte një zgjedhje e mirë”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat