Arsenali dhe Manchester United, është sfida kryesore e kësaj fundjave në Premier League.
Dueli i rivalëve të vjetër në ishull, pritet të jetë i zjarrtë për shkak të rivaliteti mes këtyre dy skuadrave dhe garës për të siguruar një vend që çon në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm.
Arsenal dhe United ballafaqohen në ‘Emiratës’, derisa titullar i padiskutueshëm në skuadrën e Mikel Artetës është mesfushori kosovar, Granit Xhaka.
Formacionet zyrtare:
Arsenal: Ramsdale; White, Holding, Gabriel, Tavares; Xhaka, Elneny; Saka, Odegaard, Smith Rowe; Nketiah.
Manchester United: De Gea; Wan-Bissaka, Varane, Lindelof, Telles; Matic, McTominay; Elanga, Fernandes, Sancho; Ronaldo.
Ndeshja mes Arsenalit dhe Manchester Unitedit nis në orën 13:30.