Paul Pogba pritet të largohet nga United si lojtar i lirë

Futboll

Paul Pogba pritet të largohet nga United si lojtar i lirë

Më: 23 prill 2022 Në ora: 14:25
Paul Pogba

Paul Pogba pritet të largohet nga Manchester United si lojtar i lirë në fund të sezonit.

Futbollistit i përfundon kontrata në verën e këtij viti dhe me shumë gjasë nuk do t’i rinovohet kontrata.

Se Pogba po e mendon largimin e thotë edhe Fabrizio Romano i cili, përmes Twitter, njofton për dëshirën e lojtarit që të largohet.

Pogba u transferua te “Djajtë e Kuqë” në vitin 2016 për shumë e 105 milionë eurove.

Futbollisti kohëve të fundit ishte shumë i pakënaqur në “Old Trafford”.

Të interesuara për të janë: Real Madridi, PSG dhe Juventus

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat