Një rekord i ri botëror për sa i përket numrit të shikuesve në një ndeshje futbolli për femra, i cili tashmë arrin në 91,648, është vendosur dje në stadiumin “Camp Nou” të Barcelonës.
Barcelona mposhti Wolfsburgun me rezultat 5:1 në ndeshjen e parë të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve në futbollin e femrave.
Rekordin e mëparshëm e mbante po e njëjta skuadër, Barcelona, dhe u vendos në muajin mars në “El Clasico” kundër rivalëve të përjetshëm, Real Madridit.
Ajo ndeshje do të ndiqej nga rreth 91.553 tifozë.