Ylli nga Kosova, Granit Xhaka, ka bërë lojë të madhe në fanellën e Arsenalit.
“Topçinjtë’ në Emirates demoluan me rezultat 3:1 Manchester Utd, në takimin e javës së 34-të të Premier League.
Në minutën e 3-të, Tavares kaloi në epërsi Arsenalin.

Vendasit dyfishuan epërsinë (2:0) në minutën e 32-të me golin futbollistit Saka, i cili nga penalltia u tregua i saktë.
Nuk vonoi shumë, në minutën e 34-të, Cristiano Ronaldo, nga afërsia realizoi për 2:1 pas asistimit të Matiq.
Rastin më të mirë Manchester Utd e pati në minutën e 57-të, por Fernandes i pafat nga penalltia, shtylla e djathtë pingule ia mohoi golin. Ai gjuajti bukur përtokë por fat i madh për vendasit. Xhaka u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 67-të.

Në minutën e 70-të, Xhaka i jep qetësinë Arsenalit.
Ai nga rreth 22-23 metra godet fuqishëm duke shënuar supergol në këndin e majtë, që mbetet i hutuar edhe portieri de Gea.
Xhaka vlerësohet me notën 7.5 nga faqja për statistika “Soffascore”. Xhaka ishte ndër më të mirët e këtij derbit të madh.
Arsenali është në vend të katërt me 60 pikë, duke lënë pas Tottenhamin me 57 e Manchester Utd me 54.