Ulpiana e Lipjanit megjithatë i merr pikë liderit të kampionatit Ballkanit. Ulpiana barazon 1:1 me Ballkanin.
Në minutën e 20-të, Egzon Qerimi shënon për Ulpianën. Kur pritej se pjesa e parë do të mbyllet me epërsi të vendasve, mysafirët barazuan.
Autor i golit Meriton Korenica pikërisht në minutën e 45+4.
Ballkani kryeson me 64 pikë, duke lënë pas Dritën me 55, Gjilanin me 55 (një ndeshje me pak), ndërsa Ulpiana zë vendin e nëntë me 25 pikë.