Bylisi i pandalshëm Bylisi i pandalshëm

Futboll

Bylisi i pandalshëm Bylisi i pandalshëm

Më: 23 prill 2022 Në ora: 17:58
Bylisi i pandalshëm

Është mbyllur raundi i 28-të në Kategorinë e Parë dhe përveç Bylisit që e siguroi ngjitjen në Abissnet Superiore javën e shkuar, do të duhet të pritet ende për të zbuluar skuadrën e dytë që do sigurojë elitën e futbollit shqiptar, mes Erzenit të vendit të dytë dhe Korabit të vendit të tretë.

Apolonia vijon me ecurinë pozitive dhe këtë të dielë ka fituar me “poker” golash ndaj Burrelit, me golat që janë realizuar nga Omeri në minutën e 27’ dhe të 59’, Diop në minutën e 64’ dhe nga Hebeja në minutën e 77’, teksa Burreli nuk e preku në asnjë rast skuadrën kundërshtare, duke e mbyllur sfidën me rezultatin 4-0. Pas kësaj jave Apolonia shkon në kuotën e 48 pikëve në vend të katërt, teksa Burreli mban vendin e shtatë me 38 pikë.

Butrinti i Sarandës ka fituar me rezultatin 3-2 ndaj Besëlidhjes. Pas raundit të 28-të skuadra e Lezhës renditet në vend të 10-të me 36 pikë, teksa Butrinti qëndron në vend të 13-të me 31 pikë.

Erzeni ka mundur Besën me rezultatin 4-1, me golat që për vendasit i realizuan Raboshta në minutën e 35’, Prengaj në minutën e 48’, Ymeri në minutën e 58’ dhe Xhemalaj në minutën e 88’, teksa për kavajsit shënoi Hoxha në minutën e 52’. Pas kësaj përballje skuadra e Shijakut vijon të mbajë vendin e dytë me 61 pikë, teksa Besa renditet e teta me 37 pikë.

Maliqi është mundur në shtëpi me rezultatin 2-3 nga Pogradeci, teksa pas kësaj sfide vendasit renditen në vend të 15-të me 20 pikë, ndërsa miqtë qëndrojnë në vend të 11-të me 34 pikë.

Shkumbini ka humbur me rezultatin 0-2 ndaj Korabit dhe tashmë skuadra e Peqinit qëndron në vend të fundit me 18 pikë, teksa ekipi i Peshkopisë vijon të jetë në garë për vendin e dytë, ndërsa renditet e treta me 56 pikë.

Tërbuni ka fituar me rezultatin 1-0 në shtëpi ndaj Turbinës, duke u renditur në vend të pestë me 44 pikë, teksa miqtë renditen të 12-ët me 34 pikë.

Bylisi ka fituar në transfertë me rezultatin 0-1 ndaj Tomorit dhe autor i golit ishte Qardaku në minutën e 67’. Bylisi shkon kështu në kuotën e 66 pikëve, teksa Tomori bie në vend të gjashtë me 43 pikë.

Vora dhe Lushnja janë ndarë me barazimin 3-3, me vendasit që renditen të 14-ët me 21 pikë, teksa Lushnja mban vendin e nëntë me 36 pikë të grumbulluara.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat