Shkëndija e Tetovës ka treguar lojë të madhe në përballje me ekipin e Makedonija GP, duke fituar me rezultat 3:1, derbi i kësaj jave në Kampionatin e Maqedonisë së Veriut.
Shkëndija fiton derbin për Evropë, ndaj një skuadre të papërshtatshme.
Tetovarët nuk ia lanë rastit, por treguan angazhim në fushë duke kënaqur edhe tifozët e tyre.
Për kuqezinjtë shënuan Doriev (17’ e 68’), Guri (20’) dhe për Makedonija GP futbollisti Kuper (77’).
Shkëndija përforcon vendin e tretë me 56 pikë, duke lënë pas Makedinija GP me 53 sosh pas 29 jave në Kampionatin e Maqedonisë së Veriut.