Rangnick: Shpresat për top katërshe janë shuar tashmë

Futboll

Rangnick: Shpresat për top katërshe janë shuar tashmë

Më: 23 prill 2022 Në ora: 19:35
Rangnick: Shpresat për top katërshe janë shuar tashmë

Trajneri i përkohshëm i Manchester Unitedit, Ralf Rangnick ka pranuar se shpresat për pozitën e katër janë zhdukur pas humbjes kundër Arsenalit sot (e shtunë).

“Djajtë e Kuq” u mposht 3-1 nga “Topçinjtë” në Emirates Stadium dhe ata tani janë në vendin e gjashtë në Premier Ligë.

Pas ndeshje, ka folur trajneri i Unitedit, Rangnick, ku tha se shpresat e skuadrës për të siguruar një vend në Ligën e Kampionëve janë shuar.

“Jam shumë i sigurt”, ka thënë fillimisht Rangnick kur u pyet nëse shpresat e klubit për të siguruar një vend në Ligën e Kampionëve janë zhdukur.

“Për mua edhe para ndeshjes nuk ishte shumë e mundshme, por pas rezultatit të sotëm ka ikur shpresa”.

“Ka shumë punë me siguri. Ne e dinim këtë para ndeshjes. Treguam se çfarë futbolli mund të luajmë. Edhe pse duhej të merreshim me dy golat e hershëm, ne përsëri treguam qëndrimin. Nuk ka asgjë për qëndrimin, por lojtarët duhet të fajësojmë sot”.

Rangnick vazhdoi të flas edhe mbi performancën e Man Utd dhe pavarësisht se mbeti prapa 2-0 në pjesën e parë, trajneri thotë se ishte kryesisht i kënaqur me përpjekjet e ekipit të tij.

“Mendoj se ne treguam një performancë të përmirësuar, por në fund një rezultat zhgënjyes. Mendoj se u kthyem mirë nga goli i hershëm dhe patëm raste të shumta në të dyja pjesët për të shënuar më shumë gola”.

“Mendova se pjesa e dobët e paraqitjes sonë sot ishte se nuk u mbrojtëm mirë brenda dhe rreth zonës sonë. Ndjeva se kishte tre vendime shumë të pafat nga VAR-i”.

“Për mua, i treti i Arsenalit ishte qartësisht jashtë loje. I dyti i Cristianos nuk ishte jashtë loje. Ne nuk ishim shumë të kënaqur me vendimet e VAR-it sot. Një paraqitje e përmirësuar, por një rezultat zhgënjyes”, përfundoi trajneri gjerman..

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat