Nedim Bajrami ka qenë një nga emrat më të vlerësuar në fillimin e këtij sezoni në Serinë A. Por forma e Empolit ka qenë me shumë luhatje në këtë sezon dhe e tillë ishte edhe ajo e fantazistit kuqezi, i cili nuk është shfaqur gjithmonë në nivelin e tij më të lartë.
Edhe vetë trajneri i Empolit, Aurelio Andreacoli, ka kritikuar këto luhatje, teksa i ka kërkuar lojtarit që të bëjë një paraqitje sa më konstante, për të ndihmuar skuadrën e tij.
“Janë sjelljet individuale që vendosin skuadrën në kushtet për t’u shprehur mirë, përndryshe skuadrës i mungon sjellja dhe konkretizimi.
Kur gjëra të tilla janë, individualitetet na nevojiten për të pasur një avantazh. Duke qëndruar te Bajrami, ai kishte bërë mirë me Specian, ndërsa bëri keq me Udinezen. Duhej të rregullojë gjërat dhe të vihen në dispozicion të skuadrës duke u munduar që të ketë më shumë vazhdimësi”, tha trajneri i pyetur sot në konferencë për shtyp rreth paraqitjeve të fantazistit.
Në këtë sezon, Nedim Bajrami ka shënuar 6 gola dhe ka dhënë 4 asist në Serinë A në 31 ndeshje të luajtura.