Interi tregoi fuqinë e kampionit! Zikaltrit me lehtësi e mposhtën me rezultat 3:1 Romën, në ndeshjen e javës së 34-të.
Pritej një Romë më energjike, por ashtu nuk doli në realitet në stadiumin “San Siro”.
Interi nuk e bën hesap Romën e Jose Mourinho.
Futbollistët Dumfries (30'), Brozoviç (40') e Martinez (52'), shënuan për Interin.
Futbollisti Henrikh Mkhitaryan shënon në minutën e 85-të për Romën.
Skuadra zikaltër merr kreun e tabelës me 72 pikë, duke lënë pas Milanin me 71 e Roma është në pozitën e pestë me 58 pikë.
Roma minimizon gjasat për vend të katërt, pasi që ka një ndeshje më shumë e pesë pikë me pak se Juventusi.