Bayerni fiton sfidën kryesore, kampion i ri i Gjermanisë 

Futboll

Bayerni fiton sfidën kryesore, kampion i ri i Gjermanisë 

Më: 23 prill 2022 Në ora: 20:19
Robert Lewandowski

Bayerni i Munihut është edhe praktikisht kampion i Gjermanisë. 

Gjithçka qartësohet tre javë para se të bie perdja e kampionatit gjerman, Bayerni triumfon në ndeshjen kryesore, me rezultat 3:1 ndaj Dortmundit, në kuadër të javës së 31-të. 

Gnabry (15'), Lewandowski (34') e Musiala (83') shënuan pëe Bayernin dhe Can nga penalltia (52') për Dortmundin. 

Bayerni kryeson me 75 pikë, ka 12 më shumë se Dortmundi në vend të dytë. 

Robert Lewandowski udhëheq listën e shënuesve me 33 gola, ka 12 më shumë se Schick i Bayer Leverkusenit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat