Tifozët e Kukësit pushtojnë fushën

Futboll

Tifozët e Kukësit pushtojnë fushën

Më: 23 prill 2022 Në ora: 22:19
Tifozët e Kukësit pushtojnë fushën

Tifozëve të Kukësit duket se u kishin munguar shumë ndeshjet në shtëpi dhe kjo u pa jo thjesht me praninë masive në “Kukës Arena”.

Pas vërshëllimë së fundit të kryesorit Hamiti, fansat kuksianë pushtuan fushën e gjelbër, duke përqafuar futbollistët, pavarësisht mungesës së fitores.

Fatmirësisht nuk pati incidente, futbollistët dhe stafi i Laçit u futen në kohë dhe të sigurt në dhomat e zhveshjes.

Sigurisht një veprim i tillë i tifozëve vendës mund të mos kalojë pa u ndëshkuar nga institucionet disiplinore në FSHF, edhe pse pushtimi i fushës nuk kishte të bënte me ndonjë agresion të mbështetësve të Kukësit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat