Kontrata e Christian Eriksen skadon deri në fund të sezonit.
Shefi i Brentford-it Thomas Frank, ka një bindje pozitive se ai do të qëndrojë edhe pas interesimit të shumë klubeve evropiane.
Eriksen ka marrë një ofertë nga ish-klubi i tij Tottenham, që po lufton për një vend në Champions League.
Frank tha se do të bëj çmos që ta mbajë Eriksenin në skuadër, por se varet nga ky i fundit se çfarë vendimi do të marrë.
Futbollisti danez po tregon paraqitje të mira me skuadren e tij dhe me kombëtaren.
Së fundmi, në barazimin 0:0 ai ka luajtur një ndeshje të bukur kundër ish-ekipit të tij Tottenham Hotspur duke marrë duartrokitje nga tifozët.