Vërshëllimat? Neymar jep përgjigjen epike: Do lodhen, më kanë këtu 3 vite

Futboll

Vërshëllimat? Neymar jep përgjigjen epike: Do lodhen, më kanë këtu 3 vite

Më: 24 prill 2022 Në ora: 10:41
Neymar

PSG fitoi titullin kampion një ditë më parë, të dhjetin në histori dhe u barazua me St Etienne.

Braziliani Neymar pas ndeshjes ka folur dhe sigurisht një temë që ka interes është edhe ajo e të ardhmes dhe vërshëllimave të tifozëve.

Ylli i PSG ka qenë shumë i qartë me përgjigjen e tij: “Tifozët do të lodhen duke vërshëllyer… sepse kam edhe tre vite kontratë këtu”.

Neymar është pjesë e PSG që prej gushtit të vitit 2017, kur francezët paguan klauzolën 222 milionë euro te Barcelona dhe vendosën rekordin për transferimin e një futbollisti. /

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat