Trajneri i Chelsea, Thomas Tuchel ka folur në lidhje me lojtarin e West Ham United, Declan Rice.
E ardhmja e Rice duke të jetë larg West Hamit, kjo pasi lojtari dëshiron të luajë në Ligën e Kampionëve.
Ai ka kontratë me ekipin anglez deri në vitin 2024, por këtë sezon pritet largimi i tij.
Rice ka refuzuar tri oferta për rinovim nga West Ham, siç raportohet me arsyetimin se dëshiron të luajë në Ligën e Kampionëve.
E atë dëshirë është pothuajse e pamundur që ekipi anglez t`ia plotësojë.
Sipas lajmeve që po qarkullojnë në Angli, Rice është pranë rikthimit te Chelsea, pasi dikur ishte pjesë e akademisë së ‘Bluve të Londrës’.
Trajneri i Chelsea, Tuchel ka treguar se e pëlqen shumë mënyrën se si Rice luan.
Kur u pyet se sa e vlerëson atë ai u përgjigj: ‘Shumë shumë”, ishin fjalët e Tuchel.
“Ai është mbresëlënës dhe një djalosh shumë i mirë – Rice është nga akademia e Chelsea dhe ai po dëshmon cilësinë e tij. Më pëlqen shumë mënyra se si luan”, vazhdoi Tuchel.
Reprezentuesi anglez ka zhvilluar 43 ndeshje këtë sezon në të gjitha garat me West Hamin dhe ka shënuar pesë gola e dhuruar katër asistime