Tifozët bllokojnë fushën

Futboll

Tifozët bllokojnë fushën

Më: 24 prill 2022 Në ora: 11:40
Tifozët bllokojnë fushën

Klubi i Oldham Athletic do të luajë nga sezoni i ardhshëm në National League teksa për herë të parë në histori bien nga Liga e Dytë në Angli. Një rezultat i cili nuk është pranuar nga tifozët e kësaj skuadre të cilët në ndeshjen kundër Salford vendosën të futen në fushë dhe të ndërprisnin takimin kur kishin mbetur ende 14 minuta për t’u luajtur dhe rezultati ishte 1-1.

Lojtarët të gjendur para një situate kaotike menjëherë iu drejtuan dhomave të zhveshjes, ndërsa tifozët vendosën të uleshin në fushë për të mos e lejuar zhvillimin e ndeshjes. Protesta e tifozëve kishte në shënjestër drejtuesit e klubit për menaxhimin e dobët duke bërë që skuadra të poshtërohej edhe me shumë me rënien nga kategoria.

Ndërkaq, pas dy orësh protestë tifozët u larguan nga stadiumi edhe si pasojë e njoftimit se ndeshja ishte anuluar, mirëpo më pas u vendos që skuadrat të riktheheshin në fushë për të luajtur edhe minutat e mbetura të ndeshjes, të cilën Oldham në fund e humbi me rezultatin 1-2.

Oldham bëhet klubi i parë që ka qenë pjesë e Premier League dhe tashmë përfundon në National League.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat