Nëse dështon sot Baseli, Zurich do të shpallet edhe zyrtarisht kampion i Zvicrës pesë javë pa ra perdja e kampionatit.
Zurich kryeson bindshëm me 69 pikë, ka 16 më shumë se Baseli në pozitën e dytë.
Skuadra e Zurich mbrëmë shënoi fitore të thellë, me rezultat 5:1 ndaj Sionit.
Golin e tretë e shënoi reprezentuesi i Kosovës, Fidan Aliti, pikërisht në minutën e 50-të (3:1).
Futbollistët Blerim Xhemaili, Fidan Aliti, Mirlind Kryeziu dhe Lindrit Kamberi, u paraqitën titullarë në fitoren e thellë të Zurich-ut.
“Pas gala 5:1 ndaj Sionit, gjithçka është vendosur për titullin e 13-të kampionit të FC Zurich, nëse FC Luzern fiton sot në Basel”, shkruan mes të tjera media zvicerane “Blick”.