Ylli nga Kosova, Xherdan Shaqiri, u rikthye pas lëndimit në radhët e skuadrës Chicago Fire.
Megjithatë Shaqirit me Chicago Fire iu ndodhi e papritura në 18 minutat e fundit të takimit, duke pësuar tre gola! Chicago mposhtet si mysafirë me rezultat 3:0 nga Minnesota United, në takimin e javës së tetë të ligës amerikane.
Kjo është humbja e dytë për skuadrën e Shaqirit. Reprezentuesi i Zvicrës, u paraqit 82 minuta.
“Xherdan Shaqiri është rikthyer te Chicago Fire të dielën mbrëma. Megjithatë, ai nuk mundi të parandalonte humbjen kundër Minnesota-s.
Në fillim të muajit prill, Xherdan Shaqiri u lëndua në ndeshjen kundër Orlando Pirates dhe u desh të zëvendësohej pas 19 minutave. Ylli i Zvicrës humbi dy ndeshje për shkak të lëndimit.
Të shtunën pasdite (me orën lokale) ai u rikthye dhe menjëherë në formacionin startues. Gjithsesi, nga skuadra e komentatorëve pati vlerësime: “Është lloji i magjisë që tifozët duan nga numri 10 i tyre””, shkruan mes të tjera “20 min”.
“Minnesota kaloi në avantazh në minutën e 72-të të lojës, Reynoso përfitoi nga një gabim.
Gjërat u përkeqësuan edhe më shumë për skuadrën e Shaqirit. Navarro u përjashtua me karton të kuq pas faullit të dytë pikërisht në minutën e 77-të. Shaqiri u zëvendësua tetë minuta para përfundimit të ndeshjes. Nga stoli, ai pa skuadrën e tij duke pësuar dy gola të tjerë. Minesota fitoi ndeshjen 3:0.
Chicago tani ka humbur dy nga tetë ndeshjet”, shkruan me tej.