Altin Merlaku është trim i fitores së Dukagjinit të Klinës, me rezultat 2:0 ndaj Gjilanit.
Merlaku vulosi gjithçka në 45 minutat e parë të sfidës.
Kapiteni Merlaku ishte në formë të jashtëzakonshme, duke shënuar në minutën e 33-të e 36-të.
Një fitore shumë e rëndësishme për klinasit me shpresë se do të ikin edhe nga zona e barazhit, ndërsa Gjilani i Ismet Munishit, minimizon shumë gjasat pr titullin e kampionit.
Kryetrajneri i Dukagjinit, Armend Dallku, ka një mijë e një arsye, t'i gëzohet kësaj fitore ndaj një Gjilanit të fortë.
Pas javës së 30-të në elitën e futbollit të Kosovës, Ballkani kryeson me 64 pikë, pasojnë Drita 55, Gjilani 55, ndërsa Dukagjini është në vend të tetë me 36 pikë.