Prishtina zhgënjeu me rezultat, futet në një situatë të palakmueshëm, vetëm tre pikë është larg pozitës së tetë, që shpie në barazh për të mbetur në elitën e futbollit të Kosovës.
Drenica barazon me rezultat 1:1 me Prishtinën, në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Në minutën e 35-të, Leotrim Kryeziu, kaloi në epërsi Prishtinën. Prishtinës ia mohoi fitoren futbollisti Osman Mziu, duke shënuar në minutën e 45+3.
Prishtina zë vendin e pestë me 39 pikë, ka tre më shumë se Drenica që gjendet dy pozita më poshtë pas 30 jave të luajtura deri me tash.
BKT Superliga e Kosovës
Prishtina - Drenica 1:1
Drita - Malisheva 3:1
Dukagjini - Gjilani 2:0
Feronikeli - Llapi 0:2
Ulpiana - Ballkani 1:1
Tabela
1. Ballkani 30 19 7 4 48:18 64
2. Drita 30 16 7 7 47:21 55
3. Gjilani 30 14 13 3 45:26 55
4. Llapi 30 14 8 8 49:33 50
5. Prishtina 30 10 9 11 37:33 39
6. Malisheva 30 10 7 13 36:36 37
7. Drenica 30 10 6 14 40:43 36
8. Dukagjini 30 8 12 10 27:31 36
9. Ulpiana 30 5 10 15 27:51 25
10. Feronikeli 30 3 3 24 12:76 12
Në mes javë takohen: Drenica - Ulpiana, Dukagjini - Feronikeli, Ballkani - Drita, Gjilani - Prishtina dhe Malisheva - Llapi.