Futbollistja nga Kosova, Kosovare Asllani, është në formën më të mirë, duke shënuar dhe asistuar në fitoren e Real Madridit, me rezultat 3:1 ndaj Levantes vendase.
Reali kualifikohet në gjysmëfinale të Kupës së Spanjës, duke iu falënderuar golave të Esther (9'), Olga (11') e Asllani (16').
Për Levanten realizoi Alba Redondo (3'-nga penalltia).
Asllani asistoi në golin e dytë.
Asllani u paraqit deri në minutën e 70-të.