Juriçit i pëlqen sulmuesi shqiptar

Futboll

Juriçit i pëlqen sulmuesi shqiptar

Më: 24 prill 2022 Në ora: 15:31
Juriçit i pëlqen sulmuesi shqiptar

Në humbjen e djeshme të Spezias me shifrat 2:1 ndaj Torinos, Rei Manaj ishte lojtari më i mirë në ekipin e tij. Sulmuesi shqiptar arriti të mbyllte i vetëm repartin e sulmit.

Pa asnjë shërbim ndaj shokëve të ekipit, por duke vendosur në punë fizikun e tij, po i shkaktonte telashe mbrojtësave kundërshtarë.

Vlerësime të mëdha jo vetëm nga Spezia dhe mediat pranë këtij klubi, por edhe nga trajneri kundërshtar, Juriç.

“Torino po provonte vetëm me disa pasime të gjata dhe vetëm me disa raste të krijuara vetëm nga Rei Manaj, që mua më ka pëlqyer shumë”, tha Juriç.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat