Shpresat e Dinamos për mbijetesë i mban gjallë vetëm matematika dhe që ajo të zgjasë sa më shumë, duhet që të marrë maksimumin sot përballë Teutës, me kampionët në fuqi, që gjithashtu duan t’i shmangen Play Off-it për qëndrimin në elitën e futbollit shqiptar.
Trajneri italian Vanoli ka zgjedhur një rreshtim 4-3-3 për t’u përballur me bregdetarët, teksa Arapi vijon t’i besojë 4-2-3-1-shit të tij të preferuar, me shkodranin Hebaj në majë të sulmit.
Dinamo (4-3-3): Simoni; Bardhi, Imami, Mija, Maliqi; Demiri, Lilaj, Siljanovski; Ibraimi, Reginaldo, Haxhiu.
Teuta (4-2-3-1): Qirko; Idrizaj, Ivanovic, Jazxhi, Kotobelli; Beqaj, Aleksi; Peposhi, E. Vila, L. Vila; Hebaj.