Shehi nuk ndryshon fituesit

Futboll

Shehi nuk ndryshon fituesit

Më: 24 prill 2022 Në ora: 16:21
Shehi nuk ndryshon fituesit

Tirana është gjithnjë e më pranë titullit kampion, por barazimi i marrë nga Laçi mbrëmjen e djeshme në Kukës, ka bërë që festa e titullit të shtyhet, pavarësisht rezultatit të bardhebluve sot ndaj Kastriotit.

Në “Selman Stërmasi” vihen përballë dy prej skuadrave më në formë të javëve të fundit, me bardheblutë që do të kërkojnë suksesin e radhës për të mbyllur sa më shpejt llogaritë e titullit, ndërsa krutanët synojnë tre pikët për t’u larguar edhe më shumë nga zona Play Off.

Tirana-Kastrioti  16:45 (“Selman Stërmasi” dhe SuperSport 3)

Formacionet zyrtare:

Tirana (4-3-3): Bekaj; Toshevski, Najdovski, Behiratche, Ismailgeci; Toli, Totre, Limaj; Seferi, Xhixha, Devid

Kastrioti (4-3-3-1): Sali; Neziri, Dida, Selmani, Rami; Karakaçi, Onanuga; Zogaj, Hasani, Greca; Ajaz.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat