Prishtina është ndalur me barazim 1:1 në shtëpi nga Drenica në kuadër të javës së 30-të në BKT Superligën e Kosovës.
Pas ndeshjes, trajneri Abdullah Ibrakoviq ka thënë se gabimet e shumta në mbrojtje, po u kushton me lëshimet e pikëve.
“Shumë gabojmë në mbrojtje, kjo po na ndodhë në shumë ndeshje.
Duhet të bëjmë më të mirën me këtë që e kemi”.
“Nuk kemi gjetur zgjedhje ndaj mbrojtjes së fortë të Drenicës”, ka deklaruar Ibrakoviq pas ndeshjes për Art Sport.
Ndeshjen e radhës Prishtina e zhvillon në udhëtim te Gjilani, derisa Drenica është nikoqire e Ulpianës.