Kampiona!

Futboll

Kampiona!

Nga:  Omer Bunjaku Më: 24 prill 2022 Në ora: 18:03
Omer Bunjaku

Sa krenari që i gjith qyteti është i lumtur për këtë sukses të klubit të zemrës!

Për të ardhur këtu aspak s’ka qenë e lehtë,kemi kalu shum problem,shum pengesa por ne s’jemi dorzu,kemi punu dhe pas çdo sprove kemi dal më të fortë.

Katër vite në Europ,që shumicë e madhe ishin pesimista dhe nuk na besonin,ndërsa në vitin e pestë kampiona 

Së bashku me Suat Alija që në çdo vështirsi na ka hapur derën dhe kemi gjet zgjidhje.

Me shokun dhe partnerin që 5 vite çfardo që kemi arritur për klubin kemi arritur së bashku me Emir Shabani.

Padyshim që nuk do të ishin këto rezultate dhe këto suksese pa Presidentin Olgun Aydin dhe te cilin publikisht e falenderoj, gjithashtu tash edhe me ardhjen në kryesi dhe të Fuat Sherif të gjithë së bashku e kemi ditur se në këtë rrugë qe jemi nisur duhet të përballemi me sharje duhet të jesh në gjendje të përballesh me njerëz që flasin keq për ty në këtë punë duhet të përballesh edhe me njerëz që nuk kanë respekt për ty dhe të gjithve duhet t’iu BUZEQESHËSH sikur ska ndodhur asgjë dhe të ecësh drejt rrugës së suksesit!

POR NE JA DOLEM!

Dua ti falenderoj edhe ish pjestaret e kryesis gjat këtyre viteve Ayhan Barışıcı, Naser Ademi, Fevzi Lajic të gjith kan dhënë kontribut të madh, gjithashtu dua ti falenderoj edhe gjith trenerat që kemi punuar gjat këtyre viteve, po ashtu edhe gjith drejtorat nëpër institucionet shtetrore të cilët çdo herë që kemi nevoj per diqka janë në çdo kohë në shërbim të klubit.

Falenderoj gjith lojtart që janë duke filluar prej ne portieri deri te më i riu, falenderim të madh për Goce Sedlovskin si kryeshef dhe falemnderim për gjith stafin,faleminderit per mjekët, fizioterapistëte,ekonomat,administraten e klubit.

Falenderimi më i madh për tifozët dhe Shvercerat që saher janë besnik më të mëdhejt të klubit.

Shifemi në festën e madhe 15/5/22 

Autori është drejtor sportiv i FC Shkupi

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat