Baseli ka shënuar fitore të thellë, me rezultat 3:0 ndaj Luzernit.
FC Baseli shtyn festën edhe për një javë të Zurich-it, pasi që ende matematikisht nuk e ka siguruar titullin kampionit të Zvicrës.
Golat i realizuan Stocker (3' e 73'), Chalov (88'). Futbollisti i Luzernit, Campo, dështon nga penalltia në minutën e 18-të
Ardon Jashari u paraqit standard për Luzernin dhe Pajtim Kasami luajti nga minuta e 65-të për Baselin.
Baseli është në vend të dytë me 56 pikë e Zurich i pari me 69, ndërsa Luzern i nënti me 27 pikë pas 31 jave në elitën e futbollit zviceran.