Grasshoppers-i triumfon me rezultat 3:1 ndaj Lausanne-s, në takimin e javës së 31-të të Kampionatit të Zvicrës.
Futbollisti Amir Abrashi asistoi në minutën e 90+1 për golin e tretë.
Kawabe (37'), Zohouri (72'-autogol), Bolla (90+1) shënuan për Grasshoppersin dhe Kukurozoviq (5') për Lausanne-n.
Ermir Lenjani futet në lojë në minutën e 63-të e Abrashi në të 78-tën.
Grasshoppers renditet në vend të shtatë me 35 pikë e Lausanne në fund me 20.