Arsenali raportohet se ka rikthyer interesimin për sulmuesin anglez, Tammy Abraham.
24-vjeçari u transferua te Roma nga Chelsea në verën e vitit të kaluar po kalon një sezon mbresëlënës te skuadra italiane.
Abraham ka shënuar 24 gola dhe ka regjistruar pesë asistime në 46 paraqitje për romakët.
Forma e tij ka bërë që Arsenali të synojë sërish transferimin e tij. Sipas “Dailystar”, klubi londinez po përgatit një ofertë prej 50 milionë eurove për 24-vjeçarin.
Transferimi i ish-sulmuesit të Chelseas në “Emirates Stadium” thuhet se varet edhe nga kualifikimi i mundshëm i Arsenalit në Ligën e Kampionëve.
Tammy Abraham ka kontratë të vlefshme me Romën deri më 30 qershor 2026.