Milan ka gati përforcimin e parë për merkaton e verës.
Raportime nga ‘Calciomercato’ bëjnë të ditur se skuadra e Milan tashmë ka mbyllur marrëveshjen e parë dhe ka gati emrin e parë që do t’i bashkohet skuadrës në merkaton e verës.
Thuhet se Milan ka finalizuar marrëveshjen me mbrojtësin e Lille, Sven Botman.
‘Rossoneri’ do t’i japin lojtarit një kontratë katër vjeçare dhe për kartonin e tij do të paguajnë 30 milionë euro.
Ai do të fitojë rreth 4 milionë euro për vit nga qëndrimi i tij në ‘San Siro’.
Milan po synon edhe lëvizje të tjera gjatë merkatos së verës. Gjithçka ndryshon nëse ‘Investcorp’ finalizon blerjen e skuadrës.