Liverpooli ka fituar derbin e qytetit, me rezultat 2:0 ndaj Evertonit, në takimin e javës së 34-të të Premier League.
Futbollisti Andrew Robertson realizoi në minutën e 62-të, ndërsa Divock Origi në atë të 85-tën thelloi fitoren.
Manchester City kryeson me 80 pikë, ka një më shumë se Liverpooli në pozitën e dytë dhe Evertoni renditet i 18-ti me 29 sosh.
Evertoni është në zonën e kuqe, kjo pozitë e largon nga Premier League.
Me 30 prill Liverpooli luan në konak të Newcastles dhe Manchester City i shkon Leeds-it.
Everton ka punë të vështirë me 1 maj, ndeshet me Chelsean.