Sot ka ndodhur një rast i rëndë në ndeshjen mes Vllaznisë së Pozheranit dhe Flamurtarit të Prishtinës.
Futbollisti i Vllaznisë, Alban Rexhepi, pësoi arrest kardiak.
“Sot në ndeshjen në mes të KF Vllaznia Pozheran dhe KF Flamurtari, sulmuesi i krahut i klubit tonë Alban Rexhepi kishte një shqetësim me shëndet gjatë zhvillimit të pjesëlojës së dytë.
Pas vizitës në QKUK, u konstatua që kishte një arrest kardiak.
Mjekët në qendrën klinike universitare intervenuan dhe vendosën një stendë.
Albani, tani është ne gjendje stabile dhe ka filluar të e merr vetën. Një falënderim të veçantë për intervenimin e shpejtë dhe të suksesshëm nga mjekët tanë.
Albanit shërim të shpejtë!”, njofton KF Vllaznia.