Milani mori tre pikë në Romë në duel me Lazion, duke fituar me rezultat 2:1, në ndeshjen e javës së 34-të në Serie A.
Më i merituari që Lazio nuk pësoi humbje me të thellë është portieri shqiptar, Thomas Strakosha, i cili pritur shumë gjuajtje të lojtarëve rival.
Në minutën e 4-të, Immobile nga afërsia tund portën e Milanit.
Në pjesën e dytë përkatësisht në minutën e 50-të Giroud barazon rezultatin 1:1.
Tonali në minutën e 90+2 shënon për fitoren e Milanit. Hysaj u paraqit nga minuta e 80-të për Lazion e Strakosha u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 8-të.
Milani kryeson me 74 pikë, pasojnë Interi me 72 pikë apoli me 67, Juventusi 63, Roma 58, Lazio 56 sosh etj.