Skuadra e Reims-it mposhtet me rezultat 1:0 në fund të takimit nga Marseille.
Mysafirët morën tre pikë të mëdha.
Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Arbër Zeneli, futet në lojë në minutën e 46-të, ndërsa Valon Berisha qëndrojë në bankë.
Futbollisti Gerson shënon në minutën e 83-të, duke ia siguruar fitoren Marseilles.
Pas javës së 34-të në kampionatin francez, Marseille renditet në pozitën e dytë me 65 pikë e Reims është në të 13-tin me 40 sish.