Barcelona duarthatë në stadiumin "Camp Nou".
Rayo Vallecano shkakton senzacion, gjunjëzon me rezultat 1:0 Barcelonën.
Futbollisti shqiptar, Ivan Balliu, u paraqit titullar, duke treguar angazhim të madh me shokë dhe arritën trepikësh të madh.
Balliu u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 69-të.
Në minutën e 7-të, Garcia shënoi për fitoren e madhe.
Djelmoshat e trajnerit Xavi u munduan deri në fund por nuk arritën të barazojnë rezultatin.
Kjo ishte ndeshje e mbetur e javës së 21-të.
Pas 33 jave në Spanjë, Barcelona është në vend të dytë me 63 pikë, 15 me pak se Real Madridi, ndërsa Vallecano është e 11-ta me 40 sosh.