Jurgen Klopp nuk ka dyshime për të ardhmen e ndritur të Divock Origi.
Sulmuesi belg, Origi la gjurmët e tij edhe sot në derbin e ‘Merseyside’, duke shënuar një gol pas inkuadrimit nga banka.
Lojtari lidhet me një largim të mundshëm nga Liverpool në fund të sezonit. Klopp beson se belgu do të jetë i suksesshëm kudo që shkon.
“Neve kurrë nuk do të na mungojë dikush aq shumë sa ai, sepse nëse largohet, ai do të shpërthejë kudo që shkon”, ka thënë Klopp.
“Ai është sulmues i kalibrit botëror, është legjendë dhe do të mbetet i tillë. Ai nuk është gjithmonë në skuadër, por kur na duhet është aty”, shtoi gjermani.
Gjasat janë maksimale që Divock Origi ta vazhdojë karrierën e tij me fanellën e Milan.