Klubi i Newcastle ka ambicie të mëdha për sezonin e ardhshëm. Paratë nuk janë problem për “Qymyrxhinjtë”, të cilët janë të interesuar për shërbimet e Lucas Paqueta.
Ish-fantazisti i Milanit po luan sezonin e dytë me Lyon, ekip ku është një nga lojtarët më të mirë. 24-vjeçari ka shënuar 10 gola në 41 ndeshje sezonale, teksa numëron edhe 7 asiste.
Kartoni i lojtarit brazilian kushton rreth 40 milionë euro. Drejtuesit e Newcastle po tentojnë të bindin agjentin e Paqueta, por nuk janë klubi i vetëm që kërkon shërbimet e tij.
Ndërkohë, mesfushori ofensiv nuk ka marrë asnjë vendim në lidhje me mundësinë e transferimit në ishull dhe ia ka bërë të qartë agjentit që nuk dëshiron të dëgjojë oferta deri në fund të sezonit.