Futbollisti nga Kosova, Taulant Xhaka, rikthehet te Baseli pas suspendimit për shkak të kartonëve të verdhë.
Kur u pyet një javë më parë se çfarë do të ishte një ndeshje kundër Zurich-ut, Xhaka u përgjigj: “Për emocione, për vullnet e për të fituar me çdo kusht.
Për t'i treguar Zurich-ut se ne jemi FC Basel".
Ai dhe bashkëlojtarët e tij do të kenë mundësinë ta bëjnë këtë të dielën e fundjavës.
Zurich kryeson me 69 pikë, ka 13 më shumë se Baseli në vend të dytë pas 31 jave në elitën e futbollit zviceran.